Edhe pse na ndajnë edhe 2 ditë nga ndeshja e parë e Kombëtares në Euro 2024, përballë përfaqësueses së Italisë, kompanitë e basteve e kanë thënë fjalën e tyre për këtë sfidë.
Sigurisht që favoriti absolut në letër është përfaqësuesja e Italisë. “Azurrët” e kanë koeficientin e fitores 1.40, ndërkohë që kuqezinjtë e Sylvinhos kuotohen me koeficient 8.
Ndërsa barazimi në këtë ndeshja e ka koeficientin 4.75. Megjithatë, janë thjeshtë kuotime bastesh pasi në fushë mund të ndodhë gjithçka.
Kujtojmë që sfida Itali – Shqipëri do të luhet më 15 qershor në orën 21:00 në stadiumin “Signal Iduna Park” të Dortmundit.