Sulejman Starova ka bërë një parashikim për sa i përket skuadrës që fiton titullin kampion në Abissnet Superiore. Duke komentuar kampionatin në emisionin “Skaner” në MCN TV, Starova tha se në rast se Tirana fiton ndaj Laçit, atëherë do të fitojë titullin kampion në fund të sezonit.
“Nëse Tirana fiton në Laç, merr titullin kampion në fund.”, tha fillimisht Starova.
“Dinamo kishte një rreshtim gabim, që nuk lejohet. Te goli i Partizanit ishte një rreshtim horror në mbrojtje. Ishte një ndeshje e bukur, boprxhli ishin tifozët që nuk e mbushën tifozët.
Komplimente Partizanit dhe Dinamos që dhanë spektakël, por turp që nuk u mbush stadiumi. Fitoi skuadra që gaboi më pak. Partizani ishte favorit, kuotohej 1.65”, u shpreh Starova