Ekipet kombetare shqiptare shume shpejt mund te kene pjese te tyre nje portier te talentuar dhe me shume te ardhme. Behet fjale per Bastian Brungaj, shkodranin 14 vjeçar qe ka lindur ne Itali, vend ku dhe po spikat me performancen e tij.
Ai aktualisht eshte pjese e ekipit Lucchese, por gjate ketyre diteve pritet te kaloje tek Fioretina sepse drejtuesit e Akademise se saj e kane “pikasur” prej kohesh dhe duan ta kene pjese te tyre.
Gazeta “Shkodra Sport” meson se Brungaj do te firmose keto dite per Fiorentinen dhe duket se hapat e karrieres se tij po fillojne te ngjiten dalengadale. Aq sa ka fituar edhe vemendjen e stafit te ekipeve tona kombetare, mesojme se shume shpejt ne adrese te tij do te mberrije ftesa per te mbrojtur porten e kombetares U15 te Shqiperise.
Bastian Brungaj eshte i datelindjes 09 shkurt 2010 dhe eshte i gjate 1.87 metra. Fillimisht eshte rregjistruar tek ekipi “Casalguidi 1923 Calcio”, me pas tek Pistoia Nord ku ka spikatur dhe kjo ka sjelle kalimin e tij tek Lucchese. Portieri me origjine nga Shkodra ka bere paraqitje shume te mira duke qene protagonist ne shume prej ndeshjeve.
Si rrjedhoje tashme pritet ta shohim tek Fioretina dhe me shume mundesi ne vjeshte edhe tek kombetarja U15 e Shqiperise. Karriera e ketij sportisti me shume mundesi do te vijoje ngjitjen dhe me perkushtimin qe tregon çdo dite ne stervitje, eshte e sigurte qe do te kape shume shpejt majat.
Portieret shqiptare te Itali kane treguar se jane shume te suksesshem dhe rrugen e tyre tashme do ta vazhdoje edhe Bastian Brungaj, futbollisti me origjine nga Shkodra qe e deshiron shume fanellen kuqezi te kombetares shqiptare.
Gjergj KOLA