“Mesfushori 26-vjeçar Idriz Batha, i cili ka qenë pjesë e klubit më popullor në Shqipëri, Partizanit, ka pranuar propozimin e klubit. Të hënën ai do të jetë në Larisa për kontrollet mjekësore dhe më pas do të firmosë kontratë 3-vjeçare”.

Ky njoftim i klubit grek nuk la për të dyshuar mbi transferimin e Idriz Bathës në Greqi te Larisa, por ende nuk ka ardhur zyrtarizimi.

Të hënën mesfushori ka qenë në qytetin e Thesalisë të hënën për të kryer vizitat mjekësore, por sipas “sport24.gr” Larisa ka anuluar transferimin dhe në këtë mënyrë Batha nuk do të mbrojë ngjyrat e klubit grek.

Per keto arsye, kalimi i ketij futbollisti ne rradhet e kesaj skuadre ende nuk mund te thuhet nese do te realizohet apo jo.