Futbollisti i Tiranës Idriz Batha pranoi se fusha e ‘Air Albania’ nuk ndikoi te loja e ekipeve në derbi. Në studion e “Rubrikës Sportive” në “RTSH Sport”, mesfushori bardheblu vlerësoi paraqitjet e Vllaznisë këtë sezon.
“Fusha e ‘Air Albania’ – Nuk ndikoi fusha, që loja u bë e tillë. Fusha, e ndiejmë më shumë lodhjen, ka të mirat dhe të këqijat.
Vllaznia pretendente për titull – S’e di kush i bën këto përzgjedhje për favoritë, përderisa po e tregojnë veten në fushë, kështu ka qenë kampionati 5 më shumë 5 më pak.
Vllaznia e ka nisur mirë, ka grup interesant, është shumë e vështirë, sepse ska këtu shumë diferenca. Gjunjët e thonë tjetër kush. Duhet ta nisësh mirë dhe ta mbyllësh mirë”, deklaroi Batha./newsport/