Çdo ditë e më shumë problemi i trajnerëve në futbollin shqiptar bëhet edhe më evident. Ato vazhdojnë të largohen vend e pa vend, sa herë që i teket presidentëve dhe rasti më i fundit është ai i Gentian Mezanit nga Luftëtari.
Por drejtori teknik i Akademisë Vllaznia Alban Neziri përdor një batutë të bukur për trajnerët. I ftuar në emisionin “Kampionët” në “Vizion Plus”, duke folur në lidhje me këtë çështje, është shprehur:
“Në Shkodër ka një shprehje: Dy punët më të vështira janë trajner dhe polic. Çdo ditë e më tepër kjo shprehje më përforcohet sepse shoh që puna e trajnerit bëhet gjithnjë e më e vështirë”. Megjithatë trajnerët tek Akademia Vllaznia me të cilët ai punon çdo ditë, vazhdojnë të bëjnë mirë.
Sot dy ekipet, ai U17 dhe U19 kanë mësuar edhe kundërshtarët e tyre në gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë, pikërisht Teuta dhe Shkëndia e Durrësit. Duke folur në lidhje me këtë ecuri, Neziri shton: “Pavarësisht vështirësive, trajnerët Luan Zmijani dhe Brikeno Bizi po vazhdojnë ta bëjnë ashtu si duhet punën e tyre dhe me ekipet që ata drejtojnë janë aktualisht në gjysmëfinale të Kupës.
Jam i bindur se edhe sivjet, ashtu si sezonin e kaluar, mund t’ia dalim të shkojmë me të dy ekipet në finale. Puna e këtij trajnerëve, përkushtimi i tyre por edhe talenti i futbollistëve të Akademisë Vllaznia, është për t’u vlerësuar”.
© shkodrasport.com