Shprehja e pak ditëve më parë e një vajze të vogël që i kërkonte së ëmës leje për të qarë edhe 5 minuta, u kthye në “hitin” e rrjeteve sociale për origjinalitetin e asaj thënie.

Por në fakt, kjo shprehje ka filluar të përdoret tashmë në shumë raste dhe jo më kot tifozët e Partizanit kanë publikuar sot një foto të presidentit të Kukësit Safet Gjici shumë të mërzitur pas humbjes ndaj Tiranës.

Sipër kësaj fotoje, kanë shkruar: “A të qaj 5 minuta?”. Në fakt, me fytyrën e ngrysur duket se vërtetë Gjici është i dëshpëruar pas kësaj humbje e cila duket se tashmë ia hoqi përfundimisht shpresën Kukësit për kreun e renditjes.

Diferenca me Partizanin ka shkuar në tetë pikë dhe për rrjedhojë, ajo duket shumë e vështirë për t’u rikuperuar, prandaj dhe Gjici duhet të jetë i dëshpëruar sepse ka shpenzuar jo pak për të ndërtuar një skuadër pretendente por gjërat nuk po i shkojnë sipas parashikimeve.
© shkodrasport.com