Kishte premtuar ne pragndeshje gjate konferences per shtyp se edhe nese do te shenonte, do te jepte kontributin e tij qe Vllaznia te fitonte ndaj Dinamos dhe ne fakt e beri kete gje.

Sulmuesi maqedonas Fahrudin Djurdjevic ka realizuar golin e dyte te kuqeblute, ate qe u dha avantazhin atyre, nje avantazh qe nuk do te ndalej pastaj deri ne fundin e ndeshjes.

Ka qene minuta e 36-te kur ai mori nje top nga Latifi dhe perballe Harizajt, ben nje veprim te zgjuar duke e ngritur topin me majen e kembes mbi portierin kundershtar.

Dhe ne fund te ndeshjes pastaj ai bashke me gjithe te tjeret kane gezuar fitoren ne shifrat 6-3. Nje fitore te tille ndoshta askush nuk e kishte menduar.

Pikerisht per kete arsye, permes nje postimi ne rrjetet sociale, Djurdjevic shkruan: “Jo nje skuader e zakonshme”. Ne fakt nuk duket e tille.

Vllaznia edhe ne Kupat e Europes beri te pamunduren duke permbysur shifrat 3-1 ndaj Shiroki Brijeg ne ndeshjen e pare te turit te pare dhe ishte pikerisht Djurdjevic njeri nga protagonistet e permbysjes 3-0 ne ndeshjen e kthimit.

Si rrjedhoje, ai shkruan qe kjo Vllaznia nuk eshte nje skuader e zakonshme, megjithate kete gje duhet te vazhdoje ta tregoje deri ne fund te kampionatit./SHKODRA-SPORT.COM/

https://www.instagram.com/p/CVNZ4OqM4VRNkAHwtvYQBYfxB2sUXT3p1nTwS80/