Në fundin e takimit mes Milanit dhe Lacios, që përfundoi me rezultatin 2-1, trajneri i Milanit mblodhi lojtarët në mesin e fushës për të festuar fitoren.Me grintën që e karakterizon gjithmonë, Gatuzo ka kërkuar të ngrejë moralin e ekipit, duke festuar në një mënyrë paksa të ekzagjeruar fitoren ndaj Lacios.
Në një intervistë për mediat italiane, Gatuzo është shprehur me shaka se futbollistët e tij kishin shfrytëzuar këtë rast për të goditur trajnerin.“Ajo që dua unë të bëj është që skuadra të jetë e lumtur.
Më saktësisht futbollistët që qendrojnë gjatë gjithë takimit në stol, tashmë kanë një shans për të më goditur mua”, është shprehur Gatuzo./visport/