Pas Etrit Berishes, Mirld Dakut e ndonje tjetri, sot eshte prononcuar edhe Klaus Gjasula ne lidhje me shortin e djeshem te Euro 2024, i cili e ka perballur kombetaren tone me Spanjen, Kroacine dhe Italine.
Emisioni “Koha Shtesë” ka vazhduar me intervistat kushtuar për Kombëtaren tonë. Menjëherë pas hedhjes së shortit, kemi folur me mesfushorin Klaus Gjasula, për të marrë mendimin e tij sa i përket përballjeve në Europianin e Gjermanisë.
“Në këtë grup që kemi dhe me shortin që na ra, vetëm Brazili mungonte aty(qesh). Jo, mua më pëlqejnë shumë këto përballje, do të kemi rivalë të fort dhe me traditë. Mungesa e Serbisë në të njëjtin grup? Është fati i Serbisë që nuk është në grup me ne.(qesh)
Por unë nuk e kisha mendjen se te kush grup u fut Serbia, interes është vetëm te suksesi i Shqipërisë. Nëse do të na binte, gjithë vëmendjen do ta merrte vetëm ajo ndeshje. Ndoshta është më mirë kështu që të kemi vëmendjen vetëm te futbolli”, tha Gjasula. /Sport Ekspres/