Shkodra është rasti i rrallë i qytetit, që ka dy skuadra futbolli në kategoritë më të larta të futbollit shqiptar, Vllazninë në Superiore dhe Vllazninë B në Kategorinë e Parë. Sigurisht, kjo e dyta nuk mund të ngjitet në elitë, pasi nuk ka sens që të ndeshet me Vllazninë, por edhe prania e saj në Kategorinë e Parë është një arritje e madhe. Shumë skuadra të tjera të mëdha në vend kanë pasur skuadrën e tyre të dytë vitet e fundit, por që ka qenë pjesëmarrëne në Kategorinë e Dytë.
Kuptohet që vëmendjen kryesore e mer Vllaznia “e madhe”, por edhe Vllaznia B, për grupin që ka krijuar, meriton më shumë vlerësim nga opinioni sportiv dhe nga shtypi. Kjo skuadër është një mundësi shumë e mirë për ata lojtarë të talentuar nga Shkodra, të cilët nuk gjejnë hapësirat e nevojshme te Vlalznia e trajnerit Cungu. Në vend që të shkojnë në qytete të tjera, mund të kontribuojnë sërish për ngjyrat kuqeblu. Vlalznia B drejetohet nga ish-lojtari i Vlalznisë, Ervis Kraja, ndërkohë që stafi teknik kompletohet me ndihmëstrajnerin Adi Mehja dhe përgatitësin e portierëve Ideal Lekiqi. Trajneri i Vllaznisë B, Ervis Kraja, është ai që e vuan më shumë faktin që skuadra e tij nuk po merr atë vëendje që i takon nga shtypi sportiv ndaj dhe ka një apel për të. Në një intervistë për “VIP SPORT”, trajneri Kraja tregon përbërjen e skuadrës dhe objektivat e saj, ndërkohë që lëshin dhe batutën për tifozët shkodranë.
Kraja, cila eshte përbërja e Vllaznisë B, sa ka ndryshuar pas ngjitjes në Kategorinë e Parë?
Sezonin e kaluar ishte një grup i mirë, që është ruajtur dhe përforcuar edhe me disa lojtarë të tjerë cilësorë, siç janë Dema, Kaqorri, Tula.
Kanë ardhur lojtarë me shumë përvojë, si Hajdari, Dema e Dibra, sa e ndihmojnë ata grupin?
Lojtarët me përvojë të ndihmojnë jashtë mase dhe unë kam fatin t’i kem në skuadër Hajdarin, Dibrën, Djepaxhinë, Erkoçeviçin dhe Demën, të cilët janë lojtarë Superlige.
Me çfarë objektivash hyn Vlllaznia B në kampionat e ri?
Objektivi ynë për sezonin e ri është një paraqitje sa më e mirë dhe pse jo të jemi në 5 vendet e para. Kemi bërë ëprgatitjet e duhura për një kampionat sa më të mirë.
A ka kjo skuadër vëmendjen e duhur nga bashkia, duke qene se ka vështirësi, pasi mendon më shumë për Vllazninë A?
Vëmendja nga klubi është normale dhe duhen falënderuar administratori Astrit Gjyrezi dhe drejtori sportiv Eugent Zeka për përkushtimin e tyre. Kemie dhe mbështetjen e drejtorit të akademisë, Alban Hasanit. Vëmendja që na mungon, me sa kemi parë, është ajo e shtypit sportiv dhe është për të ardhur keq. Kemi një ekip të mirë dhe këtë do ta tregojmë në kampionat.
A keni besim se tifozët shkodranë do ta ndjekin edhe Vllazninë B në stadium?
Tifozët shkodranë të ndjekin dhe kur luan shah, mjafton ta kesh emrin Vllazni…