Në “Rubrika Sportive”, Sulejman Staova ka qene i ftuar sonte dhe nder te tjera ka folur perveç kampionatit shqiptar, edhe per kombetaren shqiptare.

Ai ka sulmuar serish Panuçin per te cilin thote: “Nuk është një moment i mirë për kombëtaren, për shkak se kemi pasur shumë lojtarë titullarë të dëmtuar. Por nuk ka justifikime, pasi kemi bërë një kompeticion të Ligës së Kombeve shumë të dobët.

Nuk e kuptoj sesi trajneri i Shqipërisë nuk ka një shtëpi në Tiranë, apo Korçë. Me duket se është trajner “part-time” këtu.

Nuk ka shanse që Panuçi të thotë kam lënë Bulkun këtu të shoh kampionatin. Ervini ka mendjen e vet.

Atij nuk i kushtonte asgjë që të ndjekë kampionatin, duhet të rrijë me tepër këtu se në Itali, pse nuk realizohet?”,- u shpreh Starova./Vipsport/