Lojtari më i mirë i ndeshjes Vllaznia-Flamurtari u shpall sulmuesi shkodran Xhevahir Sukaj i cili shënoi dhe dy gola në fitoren 3-0.
Ai u shpreh se ekipi e ka vlerësuar maksimalisht ndeshjen prandaj fituan duke shpresuar se ndeshje të tilla do të përsëriten pasi nuk ka kohë për të gabuar.
“Ne e kishim marrë parasysh kundërshtarin që kishim para pasi është ndër më të mirët dhe po tregon se luan mirë. Ne u ulëm aq poshtë në renditje sa duhej të fitonim me patjetër pasi e dinim se çfarë na gjen nëse humbim.
Flamurtari ishte shumë lart në fillim por na ndihmoi fati. Goli i Vucajt na çliroi dhe pastaj arritëm të dilnim në lojën tonë.
Nuk kisha pakënaqësi por e mirëprita daljen jashtë. Gjoka priste të shënonim edhe të katërtin. Ishim 3-0 dhe kisha shënuar 2 gola kështu që nuk e kam problem pse e gjuajti Lika penalltinë.
Nuk kishim frikë, thjesht e dinim çfarë kundërshtari kishim dhe e vlerësuam maksimalisht ndeshjen. Duke parë që ndeshjet po mbarojnë, nuk na dalin llogaritë se kur do marrim pikë. As vetë nuk e dimë nëse duhet të kishim apo jo frikë.
Sa i përket shkarkimit të Starovës më vjen keq, pavarësisht se e ka klubi në dorë. Ne jemi koshient se çfarë pozite kemi dhe luajmë më mire futboll.
E ndjejmë presionin e Teutës por nëse në ndeshjen e ardhshme marrim 3 pikë atëherë çlirohemi më shumë.
Nuk kam nevojë të shënoj 3 gola për të marrë topin pas e njoh stafin e mirëmbajtjes së stadiumit dhe ma japin edhe me 1 gol të vetëm.
E nuhata lëvizjen e portierit dhe e kisha më të lehtë të shënoja.”- u shpreh sulmuesi i Vllaznisë Sukaj. /Vipsport/