Per Sulejman Staroven buxheti ne nje klub futbolli thote shume gjera. Ekipet shqiptare u eliminuan shpejt ne Kupat e Europes dhe kjo ndodhi ndaj ekipeve qe kane buxhete me te medha se ato.

Ne nje interviste per “Panorama Sport” ish- tekniku i njohur qe tashme ka nje funksuon zyrtar ne FSHF, permend edhe nje batute te bukur duke thene se me 5 milione euro, e ben edhe Roskovecin kampion.

“Diferencat ne fushe vendosen edhe nga buxhetet e skuadrave. Një klub që investon 5, 6 ose edhe 15 milionë euro me një klub si yni që investon 1 milion euro, kane diferenca te medha dhe reflektohet edhe ne rezultate.

Unë them se edhe po të bësh një ekip në Roskovec, pra që e ka emrin “Roskovec”, dhe po i vure 5 milionë euro buxhet, unë brenda vitit ta nxjerr kampione. Po, pa diskutim. Nuk vihet fare në diskutim. Ta jap unë me firmë. Nëse ka 5 milionë euro buxhet dhe unë e marr skuadrën në dorëzim që nga faza përgatitore unë e bëj që të dalë kampione me blerjet që bën kur ke 5 milionë euro në dispozicion.

Prandaj them ka rëndësi buxheti. Unë kam eksperiencën time. Prandaj e thashë 100 herë, Luksemburgu është tjetër histori dhe bëra prapë parantezë që Luksemburgu nuk është ai i para 15 vitesh. Por edhe Luksemburgu i vjetër prapë nuk krahasohet me ne dhe e them edhe këtë me doza favorizimi, por Dudelanzh është tjetër gjë.