Rënia e Vllaznisë nga kategoria sezonin e kaluar ka sjellë shumë zhgënjim tek shkodranët. Kuptohet edhe tek njerëzit e sportit dhe njëri prej tyre që vazhdon ta vuajë një gjë të tillë është edhe përgjegjësi teknik i Akademisë Alban Neziri.
Kuptohet, duke përdorur edhe ironinë, përmes një deklarate të bërë në emisionin “Sport Show”, ka deklaruar:
“Boll lojtarë të dobët kemi qenë unë e Kujtim Shaba dhe kam kujtuar se kemi qenë ne të dy lojtarët më të dobët që kemi veshur fanellën e Vllaznisë, por besoj se ka edhe shkodranë të tjerë që na e kalojnë, që e kanë veshur këtë fanellë dhe prandaj besoj se tashmë nuk më ka mbetur ndonjë peng i madh”.
Vërtetë të jetë kështu siç thotë Neziri? Kjo pyetje mund të ketë shumë përgjigje brenda por e vërteta është se lojtarët të cilët kanë qenë vjet pjesë e Vllaznisë, kanë hyrë për keq në historinë e kësaj skuadre.
© shkodrasport.com