Altin Xhahysa njihet si ata ish-futbollistë dhe trajnerë që i shprehin mendimet e tyre troç në lidhje me sportin. Ish-sulmuesi është rikthyer në fushën e lojës në moshën 48-vjeçare duke luajtur me ekipin e Adës.
Skuadër ku ai ka edhe rolin e trajnerit, por me sa duket vitet bëjnë të veten dhe Xhahysa ka pësuar një tërheqje në një nga ndeshjet ku është aktivizuar. I pyetur në lidhje me këtë dëmtim dhe nëse do jetë në fushë në ndeshjet e kësaj jave, ish-kampioni i vendit ka lëshuar edhe batutën epike.
Xhahysa tha: “Është dëmtim i lehtë, do luaj këtë fundjavë nëse e shoh të arsyeshme. Vetëm në futbollin e sotëm lojtarët qëndrojnë të dëmtuar nga 1 muaj. Unë vij nga një brez ku luhej me zemër e grintë, mbaj mend se njëherë kam luajtur me kavilje të plasur.
Madje nga fillimi në fund duke mos u larguar nga fusha asnjë minutë. Por besoj se ato karaktere futbollistësh dhe grinta që kishim mungojnë në futbollin që luhet sot”.
Endri ÇINARI