Tifozët e Bayern Munich u nervozuan shumë me sjelljen e klubit të Anderlecht-it që u mori atyre 100 euro për biletë.Ata ndërprenë takimin duke protestuar në mënyrë të veçantë.Kartmonedha false me vlerë 100 euro u hodhën në fushë e kjo detyroi arbitrin e takimit që ta ndalte.

Ndërkohë që edhe një banderolë e madhe u hap nga fansat gjermanë, ku shkruhej: “A u kënaq lakmia juaj tashmë?” Ultrasit e Bayern nuk udhëtuan në këtë transfertë, për shkak të çmimit të kripur.Zakonisht, Bayern e vendos çmimin e biletës për ndeshje 50 euro.