Më 1 korrikun e 2016-ës, Carlo Ancelotti mori vendin e Pep Guardiola te Bayern Munich, me spanjollin që u transferua te Manchester City.

Sipas asaj që ka zbuluar “Sport Bild”, trajneri italian duhej të kishte qëndruar te apartamenti i marrë me qera më parë nga Mario Gotze.

Një apartamen luksoz në qendër të Mynihut, me një kosto 20 mijë euro në muaj. Por kur trajneri aktual i Napoli-t ka hapur derën për të vizituar shtëpinë ka mbetur pa fjalë.

Brenda saj ka gjetur shumë aparatura sportive, që heroi i Botërorit 2014 në Brazil zotëronte. Një palestër e vërtetë fitnesi, ku ai dhe partnerja Ann Kathrin Bromml kalonin pjesën më të madhe të ditës. Ancelotti vendosi të mos jetonte aty dhe të shkonte diku tjetër.