Bayern Munchen u ndal në barazim 1-1 në fushën e Freiburg, duke lejuar Borussia Dortmund të rimarrë kreun e renditjes së Bundesligas, pasi mundi 2-0 Wolfsburg.

Trajneri Niko Kovac kishte bërë disa ndryshime në formacion, duke filluar nga futja e Ulreich në portë në vend të Neuer, ndërsa në stol u lanë edhe Martinez, Ribery e Sule.

Vendasit kaluan në avantazh që në minutën e tretë me Holer ndërsa Lewandowski riktheu ekuilibrin në minutën e 22. Por Bayern nuk arriti të shënonte golin e fitores dhe u deturua të largohej me vetëm një pikë.

Tifozët e Borussia Dortmund

Ndërkohë, Dortmund nuk e pati të lehtë të mundte Wolfsburg, pasi shënoi golin e parë vetëm në minutën e fundit të kohës së rregullt, me Alcacer, ndërsa spanjolli plotësoi dopietën personale në minutën e katërt shtesë. Tani, verdhezinjtë janë dy pikë para Bayern në renditje, kur kanë mbetur edhe 7 javë deri në përfundim të kampionatit./a2news/