Bayern Munich ka nënshkruar me 18-vjeçarin amerikan Chris Richards.
Qendërmbrojtësi, i cili verën e kaluar u huazua për gjysmë sezoni nga FC Dallas, ka firmosur një kontratë deri në verën e vitit 2023 me bavarezët.
Shifrën e transferimit klubi nuk e bëri publike. Në fazën e dytë të sezonit të kaluar, Richards kreu 21 paraqitje për U-19 e Bayern Munich, duke shënuar edhe dy gola.
“Chris është paraqitur shumë mirë gjatë gjashtë muajve që kaloi te ne në formë huazimi dhe ne jemi të bindur se do të vazhdojë të zhvillohet te Bayern.
“Ne shohim potencial të madh tek ai,” është shprehur trajneri i moshave Jochen Sauer./telesport/
#FCBayern verpflichtet US-Boy Chris Richards: https://t.co/WLISnT9Bln #FCBayernCampus #MiaSanMia pic.twitter.com/wIIGLdvRgH
— FC Bayern Campus (@FCBjuniorteam) January 24, 2019