Bayern Munich dhe Borussia Dortmund do të luftojnë kokë me kokë për t’i siguruar shërbimet e trajnerit aktual të RB Leipzig, Ralph Hasenhuttl, raporton Bild.
Bayern Munich do të jetë pa trajner në fund të sezonit dhe është në kërkim të një trajneri të ri, ndërsa Dortmund po ashtu dëshiron të sjellë një trajner të ri në skuadër.
Lideri i Bundesligës është refuzuar nga Thomas Tuchel së fundmi, të cilin e ka kontaktuar për ta zëvendësuar Jupp Heynckes nga sezoni i ardhshëm.
Tani Bayern e ka kthyer vëmendjen kah trajneri i Leipzig, por do të përballet me konkurrencë nga Dortmundi, i cili e konsideron atë si opsion për ta zëvendësuar Peter Stogerin që nuk ka lënë mbresa deri tani.