Bayern Munich është rikthyer sërish i frikshëm pas pauzës së kombëtareve. Skuadra e drejtuar nga Vincent Kompany, shkatërroi me shifrat e thella 4-0 skuadrën e Stuttgart, në sfidën e vlefshme për javën e shtatë në Bundesligë.

Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, ndërsa fraksioni i dytë ishte një tjetër histori.

Shkëlqeu sulmuesi Harry Kane, që shënoi tre gola, në minutat 57, 60 dhe 80, ndërsa Coman vulosi takimin në minutën e 89-të.

Me këtë fitore, Bayern Munich rikthehet në krye të renditjes me 17 pikë, po aq sa edhe Leipzig i vendit të dytë.