Nuk ka përkufizim tjetër përveçse “katastrofë” për Bayern-in e Mynihut, që u ndal te barazimi 3-3 në shtëpi nga Fortuna Dusseldorf këtë të shtunë dhe tashmë është 9 pikë larg Dortmundit kryesues!
Si zakonisht, ai që flet hapur dhe pa e vrarë mendjen për diplomaci, është presidenti Uli Hoeness, i cili ka mbetur i shtangur nga rezultati, por edhe nga gabimet e mbrojtjes bavareze.
“Ajo që pashë te goli i parë, e kam parë vetëm në filmat komikë të stilit të Charlie Chaplin. Është një ditë e vështirë për ne. Duhet urgjentisht një diskutim i brendshëm”, deklaroi menjëherë pas ndeshjes Hoeness, i cili në një farë mënyre konfirmon se tashmë trajneri Niko Kovac është në fije të perit.
“Trajneri? Të shohim, por të martën në Champions trajneri ynë pa diskutim që do të jetë Niko Kovac”.
Ishte ndeshja e tretë rresht pa fitore për Bayern-in, që shpërdoroi 2 gola avantazh dhe Hoeness është i tërbuar: “Është surreale. Më duket sikur jam në një film të keq”./telesport/