Në “Allianz Arena” ka nisur numërimi mbrapsht për ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve kundër Interit. I rrënuar nga dëmtimet, Bayern duhet të përballet me një emergjencë të vërtetë, por Vincent Kompany nuk kërkon justifikime dhe mbetet i fokusuar në ndeshje.

“Jemi në një situatë të vështirë, por jemi në Champions dhe duhet të shohim përpara, jo prapa – shpjegoi trajneri gjerman -. Lojtarët në dispozicion do të japin gjithçka, kushdo që do të jetë në fushë është stërvitur gjithmonë ,irë dhe do të japë kontributin e tij”.

“Kam besim te këta lojtarë, nuk dua të ankohem dhe nuk dua të ndryshoj objektivin apo strategjitë e mia. Shpresojmë të krijojmë probleme për Interin”.