Tashmë është zyrtare se Thomas Tuchel dhe Bayern Munich do të ndahen në fund të sezonit. Klubi dëshiron të vazhdojë deri më 30 qershor me menaxherin aktual, por situata te skuadra kampione e Gjermanisë nuk është aspak e qetë.

Ndaj, nuk do të ishte befasuese dhe sigurisht jo unike nëse procesi i ndarjes do të përshpejtohej. Me Bundesligën pothuajse të komprometuar, vëmendja është përqendruar në Champions League. Eliminimi që në fazën e 1/16 do të ishte e tepërt për drejtuesit, të cilëve tashmë iu desh të përtypte humbjen e rëndë në Superkupë ndaj Leipzigut dhe eliminimin e bujshëm në Kupën e Gjermanisë nga Saarbrucken.

Për këtë arsye, siç raporton “Sky Deutschland”, plani B është tashmë gati për t’u zbatuar në rast se situata përkqësohet edhe më shumë. Dhe një profil që klubi po vlerëson është ai i Ole Gunnar Solskjaer.

Norvegjezi është gati të marrë skuadrën për muajt e mbetur, me synimin për të rinisur CV-në e tij. 51-vjeçari nuk drejton që nga viti 2021, pasi i dha fund një eksperience prej pak më shumë se dy vitesh në Manchester United.

Çuditërisht, Solskjaer ngjall kujtime të tmerrshme për Bayern Mynih, pasi ishte goli i tij në minutën e 93-të të finales së Champions League (në Barcelonë), që i dha fitoren skuadrës angleze pikërishte ndaj bavarezëve./telesport/