Kingsley Coman, Serge Gnabry dhe Leroy Sane kanë edhe 6 muaj “jetë” te Bayern. Trajneri Kompany dhe bordi drejtues kanë vendosur largimin e tyre përfundimisht.
Edhe pse kanë disa vite në Mynih, ata nuk e kanë kaluar limitin e duhur për t’u konsideruar lojtarë të klasit botëror dhe nuk përbëjnë garanci konstante për lojën e bavarezëve.
Bayern e ka marrë tashmë vendimin. Do t’i largojë në merkaton e verës së ardhshme. Sipas trajnerit Kompany, situata në skuadër mund të ndryshojë nëse këta lojtarë largohen, madje edhe me parametra zero.
Bayern po mendon opsione të reja për të freskuar sulmin. Khvicha Kvaratskhelia, Nico Williams dhe Luis Díaz janë disa prej emrave që po shqyrtohen aktualisht./telesport/