Mbyllet pa gola dueli i kreut të Bundesligës mes Bayern Mynchen dhe Leipzig, i zhvilluar në “Allianz Arena”.
Edhe pse nuk munguat rastet, kryesisht në portën e miqve, nuk u shënua asnjë gol, me bavarezët që mbeten liderë të kampionatit me vetëm një pikë më shumë se rivalët e këtij dueli.
Pjesa e parë ishte më e kujdesshme, megjithatë për t’u shënuar është momenti i minutës së 40-të, kur Lewandowski u bllokua në momentin e fundit nga një mbrojtës.
Në fillim të pjesës së dytë (48’) Timo Werner shaktoi panik në portën e vendësve, por edhe tentativa e tij u bllokua nga mbrojtja.
Rasti më i diskutueshëm u shënua në minutën e 54-t, kur Upamecano, sipas kryesorit shkaktoi 11-metërsh, por pas rishikimit të pamjeve nëpërmjet sistemit VAR gjyqtari Frizt e ktheu vendimit e tij, duke nxitur irritimin e kampionëve në fuqi.
As Goretzka nuk ia doli të mposhtte portierin Peter Gulacsi në minutën e 80-të, me Leipzigun që u mbrojt mirë në minutat e mbetura duke marrë një pikë me shumë vlerë në “Allianz Arena”, pasi nuk lejoi shkëputjen e bavarezëve në renditje.