Bayern Munchen ka përgatitur rinovimin e kontratës për një nga lojtarët më të vjetër dhe më të rëndësishëm që ka në skuadër.
Bëhet fjalë për Thomas Muller, i cili gjatë gjithë karrierës së tij ka mbajtur veshur vetëm fanellën e skuadrës bavareze.
30-vjeçari ka shënuar deri tani 195 gola në 521 ndeshje me Bayernin, ndërkohë që kontrata e tij aktuale me kampionët e Gjermanisë skadon në verën e vitit 2021.
Në marrëveshjen e re që do të firmosë me Bayernin, Muller do të rinovojë edhe për 2 vite të tjera, duke e zgjatur bashkëpunimin deri në verën e vitit 2023.