Bayern Munich eshte mjaftuar me dy gola ndaj Freiburg ne fitoren me rezultat 2-0 në kuadër të javës së dytë të Bundesligas. Pas disa rasteve me Michael Olise, për të parë golin e parë u desh të pritet fundi i pjesës së parë. Pas një prekje me dorë në zonë të Christian Gunter, me rishikimin e VAR u vendos për penallti.
Harry Kane ishte i saktë nga pika e bardhë për 1-0, rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë. Edhe pjesa e dytë i takoi bavarezëve, por për të parë golin e sigurisë u desh të pritej minuta e 78-të.
Serge Gnabry asistoi te Thomas Muller që gjeti rrjetën për 2-0. Nje gol qe vjen ne diten kur Muller luajti ndeshjen numer 710 me Bayern Munich ne histori, askush si ai!
Bayern Munich me këtë fitore ka tashme 6 pikë, ndërsa Freiburg mbetet me 3 pikë.