Bayern Munich ka shënuar fitore ndaj Eintracht Frankfurt me rezultat 4-0 në kuadër të javës së 23-të të Bundesligës.
Pas një pjese të parë pa shumë histori në kohën shtesë bavarezët gjetën epërsinë.
Micheal Olise ishte ai që gjeti rrjetën për 1-0 në minutën e tretë të kohës shtesë.
Në minutën e 62-të, Miroki Ito ishte ai që dërgoi rezultatin në 2-0, duke i dhënë siguroi Bayern Munichut.
Jamal Musiala arriti të shënohet në listën e shënuesve, duke realizuar për 3-0 në minutën e 83-të të takimit.
Në kohën shtesë të pjesës së dytë, Serge Gnabry vulosi rezultatin përfundimtar me një gol për 4-0.
Bayern Munich me këtë fitore vazhdon dominimin në renditje, ku me 58 pikë zë vendin e parë, ndërsa Eintracht mbetet i treti me 42 pikë. /Telegrafi/