Mbrëmjen e nesërme, të gjithë tifozët e futbollit do t’i kenë sytë te finalja e Ligës së Kampionëve midis Paris Saint-Germain dhe Bayern Munich, në Lisbonë (ora 21:00).
Nëse parisienët do të përpiqen të arrijnë ëndrrën e tyre dhe të ngrejnë kupën me veshë të mëdhenj për herë të parë në historinë e tyre, bavarezët nga ana tjetër do të përpiqen të mposhtin francezët dhe të fitojnë për herë të gjashtë këtë trofe.
Konferenca për shtyp në prag të kësaj sfide prandaj dhe mezi pritej nga gazetarët.
Dhe të pranishëm në konferencë për shtyp te klubi i Bayern ishin Hans-Dieter Flick dhe Joshua Kimmich, të cilët folën për pikat e forta të Paris Saint-Germain.
Trajneri bavarez pranoi që kampionët e Francës kishin një ekip solid: “është një ekip i nivelit të lartë me lojtarë shumë me përvojë. Të gjithë kanë cilësi të jashtëzakonshme. Ata kanë pësuar vetëm 5 gola në Ligën e Kampionëve, kështu që ju mund të shihni sulmin por edhe mbrojtja po funksionon. Ne kemi vendosur një qëllim dhe shpresojmë ta arrijmë atë. Ne nuk arrijmë në finale çdo ditë dhe shpresojmë që të gjithë do të jenë në 100% e tyre nesër. ” Pavarësisht gjithçkaje, kampionët e Gjermanisë nuk kanë frikë nga armata pariziene.
Bavarezët nuk kanë frikë nga shpejtësia e parizianëve
I pyetur gjithashtu për lojën e ekipit të tij dhe shpejtësinë e kundërshtarëve të ardhshëm si Neymar dhe Kylian Mbappe, Hans-Dieter Flick shpjegoi qartë se Bayerni i tij do të mbante të njëjtën teknikë. ” Në ndeshjet tona ne gjithmonë kemi luajtur lart. Nuk do të ndryshojmë shumë për mbrëmjen e nesërme.
Nuk duhet tu lejojmë shumë hapësira kundërshtarëve tanë. I kemi parë të gjitha ndeshjet e PSG-së dhe ato janë shumë të ngjashëm me Barcelonën. Ne e dimë që Parisi ka lojtarë shumë të shpejtë. Por për dhjetë muajt e fundit, garancia jonë e suksesit ka qenë të loja lart dhe ne nuk do të ndryshojmë shumë, ” shpjegoi trajneri 55-vjeçar.
Pozicionuar me shumë gjasa në krahun e djathtë mbrëmjen e të dielës, Joshua Kimmich do të ketë mjaft punë. Por 25-vjeçari, si trajneri i tij, nuk ka frikë nga shpejtësia e parisienëve. “Mbappe luajti para kundër Leipzig, Neymar ishte në të majtë. Sigurisht që ata janë shumë të shpejtë, ne duhet të jemi të kujdesshëm sepse shpejtësia ndoshta do të jetë më e lartë se në ndeshjet e tjera … Por unë nuk mendoj se do të qëndrojmë prapa, ” tha Kimmich. Paralajmërohet PSG.