Bayern Munichu ka pësuar humbje 2-1 në udhëtim te Mainzi në kuadër të javës së 14-të në Bundesliga. Vendasit ishin tejet solid në mbrojtje, duke befasuar Bavarezët një herë në pjesë të parë.
Ishte minuta e 41-të e takimit kur Mainzi kaloi në epërsi me golin e Lee Jae-Sung, që u asistua prej Sieb. Me kaq edhe përfundoi pjesa e parë, ndërsa nikoqirët shënuan edhe një herë.
Lee Jae-Sung ishte shumë i disponuar për lojë dhe realizoi golin e dytë për ekipin e tij në minutën e 60-të, ndërsa Sieb ishte sërish asistuesi.
Bayern Munichu arriti vetëm të ngushtonte epërsinë e Mainzit, kur shënoi për 2-1 me anë të Leroy Sanes (87’). Pas javës së 14-të, Bayern Munichu vazhdon të jetë lider me 33 pikë, ndërsa në xhiron e 15-të takohet me RB Leipzigun. /Telegrafi/