Sulmi i skuadrës së Bayernit po funksionon në mënyrë perfekte në Bundelsigë apo Champions League, ndërsa një kontribut të madh ka bomberi Harry Kane.

30-vjeçari numëron 17 gola në pjesën e parë të sezonit, duke udhëhequr listën e golashënuesve. Suksesin e tij në klub, duket se drejtuesit e kanë menduar të parët, të cilët i kanë vendosur një shpërblim nëse i mbërrin 40 gola sezonalë. Konkretisht 250 mijë euro për Kane, shifër e cila duket deri diku qesharake, për një lojtar që gjysmën e objektivit e ka plotësuar brenda 3 muajve.

Gjermanja Bild ka publikaur detaje nga klauzola e Kane, i cili duket se nuk është joshuar aspak nga kjo shifër, por vijon të shënojë rregullisht. Krahas këtyre informacioneve, duhet përmendur se anglezi është lojtar imë i paguar i Bundesligës, me një pagë rreth 25 milionë euro në sezon, duke qëndruar para të gjithëve.

Një shifër të lartë Bayerni pagoi edhe për blerjen e kartonit të tij dhe transferimin nga Tottenaham për plot 100 milionë euro. Kalimi i tij tek rekordmenët e Bundesligës cilësohet si blerja më e shtrenjtë për klubin, duke lënë pas Hernandez, De Ligt, Kim e Sane. Bayerni këtë vit synon fitimin e dy trofeve, kampionatin dhe Champions, pas eleminimit në mënyrë surprizë nga kupa.