Skuadrës turke, Beshiktash, i ka rënë shorti të luajë kundër Bayern Munich në 1/16 e finales së Ligës së Kampionëve, dhe siç duket gjigantit gjerman i ka pëlqyer kundërshtari me të cilin është tallur pak pas shortit. Beshiktash u bë hit në rrjetet sociale me videot e saj për transferimin e lojtarëve, në të cilat i prezantonte transferimet e bujshme duke thënë “Po vij në Beshiktash”. E Bayern Munich e ka shfrytëzuar këtë sot pas shortit për t’u tallur me skuadrën turke.
Në llogarinë e vet zyrtare në Twitter, Bayern e ka publikuar një video në të cilën e sulmuesi i saj Robert Lewandowski shihet duke i thënë: “Po vijmë në Beshiktash… Bom..Bom”.