Për gjigantët si Barcelona, Manchester City dhe Real Madrid, emri i Joshua Kimmich mund të bëhet lojtar kyç në tregun e transferimeve në vitin 2025.

Me kontratën e tij që skadon në verë, mesfushori i gjithanshëm tashmë është i vetëdijshëm për synimet e Bayern Munich për të shmangur një sagë të zgjatur.

Sipas gazetarit Florian Plettenberg, bavarezët i kanë vendosur një ultimatum yllit të tyre, duke i kërkuar që të marrë një vendim për të ardhmen e tij deri në fillim të janarit.

Klubi do të bëjë gjithçka për të siguruar maestron e mesfushës, por ata janë të etur për të zgjidhur sa më shpejt dilemën e Kimmich.Kimmich ka dhjetë vjet që është te Bayern Munich kur u transferua nga RB Leipzig në vitin 2015.

Ai është lojtar i rregullt edhe në Kombëtaren e Gjermanisë, ku ka zhvilluar plot 97 ndeshje dhe ka shënuar shtatë gola. /Telegrafi/