Pas një aventure të shkurtër me Manchester United, 34 vjeçari ka kaluar dy sezonet e fundit në MLS me Chicago Fire, aty ku ndodhet edhe sot. Gjithsesi, në fund të karrierës së tij që nuk është shumë larg në horizont, Rummenigge ka dhënë sinjalet e një rikthimi të bujshëm në “Allianz Arena” për Schweinsteiger, duke pranuar se qëndron në kontakt me ish-futbollistin e përfaqësueses së Gjermanisë.

“FC Bayern është gjithmonë i interesuar të besojë te ish-futbollistë të rëndësishëm të klubit. Unë do të doja gjithmonë të kisha Bastian Schweinsteiger me ne. Nuk e di nëse ai do të kthehet më ndonjëherë në Munich”, deklaroi Rummenigge, duke paralajmëruar rikthimin e legjendës bavareze.

Schweinsteiger është një ikonë te Bayern, pasi ka zhvilluar 500 ndeshje për klubin.

Gjermani 34-vjeçar ka ndihmuar klubin të fitojë 8 tituj kampion në Gjermani dhe një Champions League.

Ai u largua në 2015, për tu bashkuar përkohësisht me Manchester United, përpara se të transferohej në MLS, te Chicago Fire, në 2017.

Ish-futbollisti i Gjermanisë është nën kontratë te Chicago deri në dhjetor të këtij viti.

Drejtori i Përgjithshëm i Bayern, Rummenigge, pranoi se preferon të ketë Schëeinsteiger te klubi gjerman.