Bayern Munchen nuk fal në dulet direkte, edhe pse me vuajtje. Kampionët e Gjermanisë fituan 1-2 ndaj Leverkusen, duke i marrë kreun ekipit të “aspirinave”.

Ndeshja nisi mjaft mirë për vendasit që shënuan një supergol me anë të Schick. Ky i fundit la në vend portierin Neuer me një gjuajtje fantastike nga distanca në gjysmëlartësi për 1-0.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-1, pasi ishte sulmuesi Lewandowski që shfrytëzoi një gabim të mbrojtjes për 1-1.

Shqetësimi i vetëm i 45 minutave të para ishte dëmtimi i Coman. Pjesa e dytë ishte shumë e luftuar dhe kur u mendua se gjithçka do të mbyllej në barazim ishte Lewa që shënoi sërish.

Mbrojtësi Tah i fali topin sulmuesit polak dhe ky i fundit realizoi një supergol për 2-1. Bayern Munchen rimerr kreun, duke lënë Leverkusenin në vendin e dytë.