Bayern Munich thuhet se po planifikon një lëvizje befasuese për një yll të Liverpoolit përpara merkatos së verës.Siç raporton Daily Mail, kampionët gjermanë të Bundesligas janë të interesuar për mbrojtësin e majtë të Reds, Andy Robertson.

Kjo vjen pas raportimeve se mbrojtësi i Bayernit, Alphonso Davies, pritet t’i bashkohet gjigantëve të La Ligas, Real Madrid, në verë.Në vitin 2017, Jurgen Klopp nënshkroi Robertson nga Hull City i sapo zbritur nga kategoria për një shumë prej 8 milionë £.

Nga atëherë, skocezi është zhvilluar në një nga mbrojtësit më të mirë në botë, pasi ka luajtur një rol të madh në suksesin e fundit të Të Kuqve.

Robertson ka fituar Premier League, Champions League, Botërorin për Klube, Superkupën e Europës, FA Cup, Carabao Cup dhe Superkupa e Anglisë.

Edhe pse ai do të mbushë 30 vjeç muajin e ardhshëm, është pohuar se Bayern beson se ai ka të njëjtën energji dhe ekuilibër që posedon Davies.Duke folur pas triumfit të fundit të Liverpool në Carabao Cup, Robertson lavdëroi të rinjtë që luajtën në finale.

Ai tha: “Sigurisht që ne besojmë te ekipi dhe djemtë e rinj. Ne kemi shumë lojtarë të dëmtuar dhe shpresojmë se ata do të kthehen së shpejti dhe ne mund të jemi pak më të fortë për pjesën tjetër të sezonit.

“Nuk ishte një rrezik të luajmë me të rinjtë. Ne nuk besuam se ishte një rrezik. Ne vetëm donim që ata të shpreheshin dhe kemi dashur t’i ndihmojmë pikërisht në këtë aspekt”./telesport/