Një ngjarje e paprecedentë në historinë e Bayern pritet të ndodhë në merkaton e verës.

Klubi bavarez, edhe pse këtë vit nuk do të regjistrojë dot fitime neto nga të ardhurat, ka vendosur të bëjë një lëvizje që nuk e ka bërë kurrë më parë: të shesë aksione për të blerë një lojtar.

Bëhet fjalë për Florian Wirtz, i cili kushton 100 deri në 120 mln euro. Duke qenë se City është gati të shpenzojë kaq, ose edhe më shumë, Bayern duhet të nxitojë.

Kicker shkruan se Bayern mund të shesë deri në 5% të aksioneve për të financuar këtë blerje marramendëse. Adidas ka interes të blejë më shumë aksione nga klubi, plus edhe Wirtz bashkëpunon me Adidas. Ka sens./telesport/