Lothar Matthäus e cilëson Bayer Leverkusen, kampionin aktual gjerman, si favoritin kryesor për sezonin e ri të Bundesligës, i cili do të nisë më 23 gusht. Në rubrikën e tij në “Sport Bild”, ish-mesfushori i ka dhënë një status të tillë klubit të “aspirinave” “jo vetëm se janë kampionë dhe fitues të pamposhtur të kupave”, por sepse “kanë edhe avantazhe të qarta ndaj Bayernit, Dortmundit e të tjerëve”. Veç kësaj, legjenda e futbollit gjerman theksoi faktin se “trajneri Alonso ka qenë atje për gati dy vite”.

“Leverkusen ishte në gjendje të qëndronte i bashkuar dhe të plotësonte grupin në mënyrë të konsiderueshme me Terrier, García dhe Belocian. Gjithsesi, nuk pres që skuadra e Alonso të ketë përsëri një sezon kaq të përsosur sa i kaluari”, – shtoi ish-mesfushori historik gjerman.

Matthäus parashikoi që ish-skuadra e tij, Bayern Munich, “gjithashtu dëshiron të ketë edhe një herë fjalën në kampionat, me trajnerin e ri Vincent Kompany”.

Në këtë kuptim, ish-fituesi i “Topit të Artë” aludoi për interesin e treguar nga ish-skuadra e tij për mbrojtësin e Bayer Leverkusen, Jonathan Tah: “Bayerni nuk ka nevojë fare për Tah, ndoshta kanë në plan të dobësojnë Leverkusenin me një lëvizje të tillë. Në Europian e patë sa i qëndrueshëm luan Upamecano, kur i beson. Pastaj aty është Kim, Dier, Ito. Kur të riaftësohet, Stanisic do të jetë në gjendje të luajë nga brenda, ndoshta edhe De Ligt do të qëndrojë”.

Ashtu si herët e mëparshme, ish-lojtari i entitetit bavarez kritikoi drejtuesit sportivë të ish-skuadrës së tij: “Ashtu siç Uli Hoenes e lavdëroi Kane një vit më parë me deklaratat e tij për Tottenhamin, tani po i ul të tjerët me njoftimet publike për shitje”.

Mbi pritshmëritë e sezonit të ri: “Bayerni kanë nevojë për një sezon jashtëzakonisht të fortë që ta rrëzojë Leverkusenin nga froni. Duhet më shumë durim me trajnerin, nëse gjërat nuk funksionojnë menjëherë ose nëse ka faza më të dobëta”./telesport/