Lajm shumë i keq për Bayernin e Mynihut. Gjatë ndeshjes miqësore kundër Duren, blerja e re, Hiroki Ito, u lëndua rreth minutës së 20-të të lojës dhe Vincent Kompany u detyrua ta zëvendësonte me Adam Aznou.
Mbrojtësi i ardhur nga Shtutgarti për 30 milionë euro, si goditja e parë e merkatos së verës për klubin bavarez, ishte shumë i pafat pasi pësoi një dëmtim të rëndë.
Siç deklaroi drejtori sportiv i Bayernit, Max Eberl, për “Bild”, Ito ka pësuar frakturë në këmbë.
“Po, ai ka një këmbë të thyer. Dhe do të jetë në infermieri për një kohë të gjatë”, janë fjalët e menaxherit bavarez. Diagnoza zyrtare nga Bayerni do të arrijë në ditët në vijim, atëherë do të mësohet më shumë për kohën e rikuperimit.