Bayern Munich rikthehet menjëherë te fitorja në Bundesliga dhe ruan i vetëm kryesimin e kampionatit edhe pas javës së 9-të.
Bavarezët triumfuan 1-3 në transfertën e Mercedes-Benz Arena përballë Shtuttgart që kaloi i pari në avantazh me 19-vjeçarin Coulibaly pas 20 minutash lojë.
Skuadra e Hansi Flick kthehu gjithçka që në pjesën e parë me golat e Coman dhe Lewandowski ndërkohë që fitoren e vulosi Douglas Costa në minutën e 87-të.
Me këtë sukses Bayerni u ngjit në kuotën e 22 pikëve, teksa ndiqet nga Leipzig që pasi mposhti 2-1 Arminia Bielefeld në shtëpi u ngjit në kuotën e 20 pikëve.
Bëri harakiri Dortmundi që u thye në shtëpi nga Koln me rezultatin 1-2 me golin e vetëm për verdhezinjtë që e realizoi Hazard.