Jermaine Jenas nuk do të bashkëpunojë më me “BBC” për shkak se një bashkëpunëtor, gjinia e të cilit nuk është bërë me dije, është ankuar për një mesazh të marrë nga ish-futbollisit.

Sipas “BBC” ky ka qenë shkaku i ndërprerjes së bashkëpunimit me 41-vjeçarin, i cili ka përfaqësuar Anglinë plot 21 herë duke shënuar edhe një gol.

Mëngjesin e ditës së sotme “BBC” ka bërë me dije se Jenas nuk do të jetë më mes prezantuesve të emisioneve të sezonit të ri.

Jenas nisi karrierën në televizion në 2016-ën kur vendosi që të tërhiqej nga futbolli i luajtur. Që prej vitit 2020 ai ishte bashkëprezantues i emisionit “The One Show”.