Skuadra e Kukësit ka larguar dy titullarë të tjerë nga sezoni i kaluar, duke bërë ndryshime radikale në ekip. Siç kemi shkruar gjatë ditës së sotme, Elton Kale nuk do të jetë më pjesë e verilindorëve dhe atij i bashkohet në lamtumirën e tij edhe portieri Enea Koliçi, i cili kishte përfunduar zgjedhje e dytë nën drejtimin e Pakult.
Klubi ka bërë zyrtarizmin e “lamtumirës” në mënyrë indirekte, duke mos përfshirë lojtarët në listën zyrtare që ka dorëzuar në UEFA për pjesëmarrjen në Europë.
Emrat e Koliçit dhe Kale mungojnë në listën zyrtare kjo do të thotë se marrëdhëniet mes palëve janë ndërprerë pasi pa pjesëmarrjen në Europë, vështirë se do të kthehen më në radhët e verilindorëve.
Në listë janë përfshirë të gjithë emrat e afruar së fundmi, edhe Roxher i cili u zyrtarizua gjatë ditës së djeshme nga klubi verlindor.
Ndërkohë, në listë mungojnë edhe emra të cilët kanë qenë pjesë e Kukësit në sezonin e kaluar si Afrim Peposhi, ashtu si edhe Arlind Kalaja, një nga afrimet e para të verës te klubi verilindor.
Ky i fundit duket se ka mbetur jashte liste ngaqe nuk ka marre ende leje-kalimin nga klubi Vllaznia.
Në vijim, lista e lojtarëve me emrat dhe numrat që do të mbajnë në aventurën europiane:
Portierë: Stivi Frasheri (77), Faton Maloku (91), Jetmir Basha (98)
Sulmues: Sebino Plaku (9), Roxher Xhunio Rodrigues Figueira (25), Haris Harba (28) /vipsport/