Ishin përfolur shumë emra trajnerësh, thuajse të gjithë shkodranë, me në krye Edi Martinin dhe Ervis Krajën, por njeriu që do të drejtojë skuadrën kuqeblu në Kategorinë e Parë do të jetë një tjetër. Është një emër shumë i njohur në vendin tonë, Hasan Lika.

Sipas “Panorama Sport”, ka një marrëveshje mes trajnerit kryeqytetas dhe administratorit të ri të klubit, Suad Licit, edhe pse ky i fundit nuk është zyrtarizuar ende.

Këto ditë pritet që Lika, i cili sezonin e fundit drejtoi me shumë sukses Luftëtarin, të mbërrijë në Shkodër dhe të prezantohet.

Më pas do të nisë puna për skuadrën e re, për grupin e lojtarëve  që do të synojë rikthimin e shpejtë në elitën e futbollit shqiptar.

Lika ka drejtuar shumë skuadra të njohura në futbollin shqiptar, siç janë Teuta, Partizani, Apolonia, Kukësi, Luftëtari, por edhe kombëtaren U-21. / Vipsport/