Një shkodran është golashënuesi më i mirë i kampionatit të kategorisë së parë U17 me 30 gola të shënuar dhe kjo evidenton qartë aftësitë e këtij lojtari me shumë perspektivë. Ai është Klevis Dragaj i cili më parë ka luajtur me KF Shkodra ndërsa sivjet përfaqëson ekipin Shkëndia B të kryeqytetit.

Por ka një lajm tjetër interesant sepse edhe golashënuesi i dytë më i mirë i këtij kampionati është një tjetër futbollist shkodran- Albi Shpuza, që ka shënuar plot 25 gola me fanellën e KF Shkodra U17.

Por surprizat nuk përfundojnë këtu. Edhe i treti më i miri është i KF Shkodra, pikërisht Naim Brahusha me 17 gola. Ndërsa i katërti është Gazmir Hysa i Korabit me 15 gola. Jo shumë larg të parëve është edhe një tjetër futbollist i KF Shkodra, Kristo Piolla, ai që shënoi golin e fundit të kampionatit i cili me këtë gol të shënuar sot ndaj Shkëndisë B, është ngjitur në kuotën e 11 golave në kampionat.

Ne gjithsesi duam të ndalemi tek treshja e parë, ajo Dragaj- Shpuza- Brahusha të cilët kanë treguar vlera në këtë kampionat duke shënuar sëbashku plot 72 gola. Llogariteni vetë nëse edhe sivjet Dragaj do të ishte pjesë e këtij ekipi, se çfarë do të kishte bërë kjo treshe. Ky është futbolli shkodran!
© shkodrasport.com