Fundi i merkatos të kategorisë së parë ka dhuruar një surprizë për ekipin e Veleçikut.
Drejtuesit e tij kanë firmosur me një lojtar brazilian, pikërisht me Fabio Alexandre.
Ai luan si mbrojtës i djathtë dhe mësohet se më parë ka qenë pjesë e ekipit Koritiba në vendin e tij.
Ky futbollist është sjellë në Shqipëri nga Rudi Vata pikërisht për të ndihmuar ekipin koplikas dhe këtë qytet i cili vetëm pak ditë më parë e shpalli “Qytetar Nderi”.
Marrja e këtij futbollisti ka plotësuar disi boshllëkun e krijuar në skuadër pas përjashtimit të pesë titullarëve.
Veleçiku tashmë është fokusuar tek ndeshja e parë e kampionatit, ajo që do të zhvillojë të dielën në Tiranë ndaj Dinamos.
© shkodrasport.com