Merkato në Bundesliga është farë mbylljes, por Bayern ka filluar të mendojë për të ardhmen dhe ky mund të jetë një problem për Juventus-in.

Në fakt, klubi bavarez po përgatitet për t’i thënë lamtumirë dyshes Ribery-Robben në fundin e këtij sezoni dhe duket se ka gjetur goditjen e madhe për të ndezur ëndrrat e tifozerisë dhe për të mos humbur cilësinë mbrapa krahëve të Robert Leëandoëski-t.

Zgjedhja e parë e gjermanëve është Antoine Griezmann, por që mund të mbetet vetëm një ëndërr e një nate të merkatos së verës, duke parë se francezi ka një klauzolë 200 milionë euro. Alternativa, sipas prestigjiozes “Bild”, është Paulo Dybala.

Klubi që drejtohet nga Niko Kovac, vëllai i ish-juventinit Robert, i cili është ndihmësi i tij, po ëndërron blerjen e madhe për sezonin e ardhshëm dhe shumë shpejt mund të nisë kontaktet me ekipin bardhezi.

Kampionët e Italisë kanë shpenzuar 40 milionë euro në 2015-ën për argjentinasin dhe nuk do të kënaqen me një ofertë nën 100 milionë për ta lënë të lirë të largohet nga Torino./telesport/