Beshiktashi është goditur nga koronavirusi. Klubi turk konfirmoi në një njoftim të fundit se 12 pjesëtare të tij: 7 lojtarë dhe 5 punonjës të akademisë janë infektuar me COVID-19.

Lajmi vjen në momentin kur bardhezinjtë turq kanë mësuar kundërshtarin e ardhshëm në Ligën e Europës.

Nëse arrijnë të eliminojnë portugezët e Rio Aves, në fazën play-off të kompeticionit Beshiktashi do të përballet me Milanin, gjithmonë nëse kuqezinjtë bëjnë detyrën me norvegjezët e Bodo Glimt.

Pa 12 lojtare sigurisht qe gjerat veshtiresohen megjithate Beshiktash ka ne organike nje kontigjent te madh futbollistesh dhe besohet se do ia dale.