Xherdan Shaqiri “ka ngelur me gojë hapur” në seancën e parë stërvitore, teksa miqësia vëllazërore mes lojtarëve të tillë Virgil van Dijk dhe Sadio Mane vazhdon të lulëzojë në New Jersey.

Liverpool ka mikpritur lojtarin e tyre të ri në një atmosferë të këndshme, teksa po përgatiten për ndeshjen miqësore ndaj Manchester United.

Shqiptari është stërvitur me shokët e ekipit për herë të parë këtë të enjte. Por ajo që ka befasuar Shaqirin ka qënë lidhja e ngushtë mes Mane-s dhe Virgil van Dijk, të cilët kanë filluar të luajnë me njëri-tjetrin duke bërë shaka.

Shokët janë bashkuar pas kthimit të vonë të Manes për shkak të pjesëmarrjes së tij në kampionatin botëror.

Por vëmendja e Shaqirit nuk është tërhequr për shumë gjatë, pasi ai tashmë është i fokusuar për të fituar besimin e Jurgen Klopp-it për një vend si titullar./telesport/